Në spitalet publike të Kosovës janë duke u trajtuar 563 pacientë për sëmundjen e Covid-19, ku prej tyre 20 janë në gjendje kritike në respiratorë.
SHSKUK ka njoftuar se 23 pacientë janë duke u trajtuar me metodën CPAP, ndërsa 358 të tjerë me oksigjenoterapi.
Më poshtë është raporti i plotë i SHSKUK-së për numrin e pacientëve në QKUK dhe spitalet rajonale. /Gazeta Shneta/