IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 276 raste të reja, 153 pacientë të shëruar dhe tetë viktima.
Ndërkohë, Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste pozitive e që sot shënoi 61 raste të reja shkruan GazetaShneta.
Përpos Prishtinës, e dyta radhitet komuna e Gjilanit e cila sot raportoi 29 raste pozitive duke vazhduar tutje: Podujevë 23 raste, Gjakovë 22 raste, Vushtrri 22 raste, Prizren 20 raste, Mitrovicë 14 raste, Skenderaj 10 raste.
Aktualisht, Kosova ka 3,086 raste aktive./GazetaShneta/