Spitali Rajonal i Pejës është duke trajtuar 59 pacientë me COVID-19.
Në njoftimin e publikuar nga ky spital, thuhet se 35 pacientë janë me oksigjeno-terapi, prej të cilëve 17 në gjendje të rënduar, transmeton Gazeta Shneta.
Ky spital është në gjendje jo të mirë edhe për faktin se shumë staf mjekësor tashmë është infektuar.
Janë gjashtë mjekë, 15 inferiemirë dhe tre punëtorë të shërbimeve teknike që janë infektuar me COVID-19.
Nndryshe, në këtë spital në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej katër operacione, teksa trajtim emergjent kanë marrë 181 pacientë. /Gazeta Shneta/