Në Spitalin e Përgjitshëm të Gjakovës në raportin 24 orësh janë konfirmuar 49 pacientë të hospitalizuar.
Nga këta pacientë 27 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19 shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, 9 pacientë presin rezultatet dhe 11 pacientë presin të testohen.Nga pacientët e rezultuar pozitiv, 25 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 3 pacientë me CPAP.
Në këtë luftë me Covid-19, nuk është kursyer dhe stafi shëndetësor, ku një mjek, 13 infermierë dhe një staf tjetër kanë rezultuar pozitiv./GazetaShneta/