Ministri Armend Zemaj ka njoftuar që laboratorët privatë në vend nga java tjetër do të fillojnë me testimet për COVID-19.
Zemaj ka deklaruar se janë 33 institucione private që janë licensuar për të filluar testimet për COVID-19. Vetëm katër aplikime janë refuzuar.
“Nga 37 aplikacione, 33 i kanë plotësuar kushtet dhe mund të fillojnë me testime që nga java e ardhshme”, u shpreh Zemaj.
“Çdo ditë me kapacitetin e plotë IKSHPK është duke realizuar testime. Çdo ditë bëhen përafërsisht 500 testime”, shtoi tutje ministri. /Gazeta Shneta/