Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë hospitalizuar 55 pacientë.
36 pacientë janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, 32 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe 3 pacientë janë në CPAP mask shkruan GazetaShneta.
Ndërsa, 7 pacientë janë konfirmuar negativ, 8 pacientë priten të testohen dhe 4 pacientë presin të marrin rezultatet.
Ndërkohë, të infektuar me virusin Covid-19 janë dhe 5 mjekë, 14 infermier dhe 3 stafe mbështetëse./GazetaShneta/