Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi më i ri zbulon se Ibuprofen nuk rrit rrezikun e vdekjes nga COVID-19

Jetë 12/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i kryer gjatë pikut të madh të rasteve të pranimit në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar nga COVID-19 ka zbuluar se përdorimi i rregullt i qetësuesve të dhimbjeve, përfshirë ibuprofen, naproxen dhe diklofenak, nuk rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundja.

Ky studim është i pari që raporton mbi barnat antiinflamatore rutinore jo-steroidale (NSAIDs) dhe ndikimin e tyre në pacientët e shtruar me COVID-19 në tetë spitale në Mbretërinë e Bashkuar shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Që nga fillimi i pandemisë ka pasur shumë spekulime për përdorimin e barnave NSAIDs, të cilat zakonisht përdoren për dhimbje dhe inflamacion, përfshirë ibuprofen, naproksen dhe diklofenak, dhe rolin e tyre të mundshëm në rezultatet negative për pacientët.

Në fazat e hershme të krizës, një numër i autoriteteve evropiane, përfshirë ato në Francë dhe Belgjikë, lëshuan raporte federale duke sugjeruar se përdorimi i NSAIDs në infeksionin COVID-19 mund të ndikojë negativisht në kursin klinik dhe shërimin e pacientëve.

Udhëzimet në Mbretërinë e Bashkuar përmes Komisionit që lejon administrimin e barnave në vend deklaruan se nuk ka prova të mjaftueshme për të vendosur një lidhje midis përdorimit të ibuprofenit dhe ndjeshmërisë ndaj infektimit të COVID-19 ose përkeqësimit të simptomave të tij.

“Ka shumë spekulime në lidhje me rolin e mundshëm të barnave antiinflamatore jo-steroidale (NSAIDs), të cilat rrisin aktivizmin e enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2) që vepron si receptor dhe portë hyrjes për COVID-19 tha profesor Phyo Myint nga Universiteti i Aberdeen-it.

Studiuesit vlerësuan rezultatet për më shumë se 1.200 pacientë të pranuar në tetë spitale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk gjetën prova të qarta që përdorimi rutinë i NSAIDs ishte i shoqëruar me vdekshmëri më të lartë COVID-19.

Prej tyre, 54 (4.4%) ishin të përshkruara në mënyrë rutinore barnat antiinflamatore NSAID para pranimit dhe ekipi shikoi numrin, llojin dhe dozën e barit anti-inflamator që secili pacient po e merrte para pranimit.

Dr. Eilidh Bruce, i cili drejtoi studimin tha se: “Gjetjet tona nuk tregojnë ndonjë efekt të rëndësishëm negativ të përdorimit rutinorë të barnave antiinflamatore në vdekshmërinë tek pacientët me infeksion COVID-19”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGrupi më i ndjeshëm ndaj Covid-19, ka treguar rezultate shqetësuse mbi çështjet e shëndetit mendor
Artikulli i rradhës Mbijetuesi i 5 Qeverive: Naser Ramadani fiton gati 50 mijë euro çdo vit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.