Nëna e foshnjes 6-muajshe ka pretenduar se ishte viktimë e një tentim dhunimi seksual nga mjeku kujdestar në Pejë.
Nëna nga Peja e cila u kujdes për 16 ditë radhazi për të birin në Spitalin e Pejës, u përballë dhe me një sulm seksueal, shkruan Reporteri.net, transmeton GazetaShneta.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar se mjeku kujdestar i Spitalit të Pejës dyshohet se ka tentuar ta dhunojë seksualisht gruan, duke e futur në zyrën e tij dhe duke mbyllur më pas derën me çelës. Sipas informacioneve, ai e ka kapur për dore, i ka ofruar kokën tek qafa dhe ka provuar për ta mbështetur për muri.
E siç mëson Reporteri.net bëhet fjalë për mjekun Numan Baliq, ish-Ministrin e Shëndetësisë.
Gruaja ka deklaruar se e ka kuptuar ç’po ndodhte dhe e ka shtyrë të dyshuarin Baliq, e më pas është larguar me vrap nga dhoma, duke u drejtuar tek rojet e spitalit.
Siç mësohet, ajo e ka telefonuar Policinë dhe ka raportuar për tentim dhunimi në këtë spital. Gruaja mësohet ta ketë dhënë dëshminë se si ka ndodhur ngjarja.
Mjeku i Spitalit të Pejës rreth të 60-ave, që në momentin kur dyshohet se ndodhi tentimdhunimi ishte kujdestar, është arrestuar dhe dërguar për 48 orë në mbajtje.
Numan Baliq edhe më parë ishte denoncuar për sulme të tilla. Në shtator të 2018-ës një femër nga komuniteti boshnjak e kishte lajmëruar Policinë në Pejë, se është sulmuar seksualisht nga ish-ministri kosovar.
Përveç se ish-Ministër në vitin 2003, Numan Baliq, ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë (2007 -2010). /Reporteri.net/