Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë hapur edhe një konkurs për rekrutimin e punëtorëve shëndetësor për nevoja të pandemisë Covid-19.
Konkursi është shpallur dje nga Ministria e Shëndetësisë dhe pritet të punësohen rreth 375 mjekë, infermierë, teknik, laborant dhe inspektorë sanitarë, shkruan Gazeta Shneta.
Në konkurs janë paraparë 75 pozita të lira për mjekë, 90 infermierë me diplomë bachellor, 60 infermierë me shkollë të mesme, 20 laborantë, 55 punëtorë teknik si dhe 75 inspektorë sanitarë.
Kontratat do të jenë tre mujore për nevoja të pandemisë Covid-19. Për të mësuar më shumë për këtë konkurs klikoni KËTU. /Gazeta Shneta/