Zyrtarët ministror të Britanisë së Madhe nuk po mendojnë t’i bëjnë maskat të obligueshme në vendet e punës, tha Sekretari i Shëndetësisë së vendit.
Në anën tjeter, zyrtarët francezë po planifikojnë që mbulesat e fytyrës ti bëjnë të detyrueshme në shumicën e mjediseve të punës pasi vendi përballet me një rritje të rasteve shkruan Express.co.uk
Mbulesat e fytyrës ose maskat kërkohet në shumë ambiente të brendshme në Angli, por aktualisht nuk kërkohet për “punonjësit e ambienteve të brendshme” përcjell Gazeta Shneta.
I pyetur në lidhje me masat e fundit të marrur nga Franca në lidhje me maskat, Matt Hancock tha për BBC News se: “Ne vazhdimisht shikojmë këshillat shkencore dhe përgjigjja për këtë rast është që ne nuk po mendojmë aktualisht ta bëjmë maskat të obligueshme në vendin e punës. /Gazeta Shneta/