Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OSK: Stomatologët e sektorit publik të përfshihen në pakon e Qeverisë

Lajme 20/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Stomatologëve të Kosovës po kërkon nga Qeveria që t’i përfshijë stomatologët e sektorit publik, në pakon për pagesën e 300 eurove shtesë mbi pagat gjatë pandemisë.

Kjo kërkesë e OSK-së ka ardhur pas shqetësimeve të anëtarëve të saj në lidhje me trajtimin diskriminues ndaj tyre për mos përfshirjen e stomatologëve në kategorinë e punëtorëve shëndetësorë të rrezikuar gjatë përballjes me Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni reagimin e plotë të kryetarit të OSK-së Prof. Blerim Kamberi:

Stomatologët e sektorit publik të përfshihen në listat e kompenzimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës

Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK) mbështet shqetësimet e anëtarëve të saj në lidhje me trajtimin diskriminues  ndaj tyre për shkak të mosrealizimit të shtesave të pagave gjatë ushtrimit me rrezik të profesionit në përballje me COVID 19.

Me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të anëtarëve të saj, OSK insiston që stomatologët, si pjesë përbërëse e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës, dhe duke u bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të trajtohen si kategori me rrezik të drejtëpërdrejtë nga infektimi me shkaktarin e sëmundjes CoViD-19.

Ky trajtim duhet të merret parasysh edhe gjatë hartimit të listave për kompenzimin plotësues që Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar t’iu paguajë punëtorëve shëndetësorë nga sektori publik. Duke qenë se anëtarët e OSK-së nga sektori publik kanë ofruar shërbime të kujdesit stomatologjik gjatë tërë periudhës së pandemisë, OSK apelon te organet vendimmarrëse që stomatologët të trajtohen sikurse të gjithë punëtorët tjerë shëndetësorë të angazhuar gjatë kësaj periudhe.

Oda e Stomatologëve kërkon që në asnjë rast reagimi i sajë të mos keqkuptohet si reagim ndaj profesionistëve tjerë shëndetësor, por konsideron se pagesat e shtesave të stomatologëve si profesionist shëndetësor është e domosdoshme pasi të njëjtit janë në ushtrim të veprimtarisë me leje të Qeverisë së Kosovës dhe në përballje me pacient potencialisht bartës të COVID 19.

Artikulli paraprak158 raste të reja sot, këto janë katër komunat me më së shumti raste pozitive
Artikulli i rradhës Antitrupat e zhvilluar pas rikuperimit ose një vaksinë, shpresë për mposhtjen e Covid-19

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.