Për shumë njerëz, imuniteti është shpresë për t’i dhënë fund pandemisë, qoftë nga një vaksinë ose antitrupat e zhvilluar pas rikuperimit nga COVID-19.
Sidoqoftë, profesor i imunologjisë Danny Altmann, në Imperial College London, po paralajmëron njerëzit se mund të mos jetë një “bast i sigurt” për të llogaritur imunitetin e tyre karshi koronavirusit si zgjidhje e mundshme përcjell Gazeta Shneta.
“Imuniteti ndaj kësaj gjëje duket mjaft i brishtë – duket se disa njerëz mund të kenë antitrupa për disa muaj dhe më pas mund të venitet kjo shpresë, kështu që nuk po duket si një bast i sigurt,” tha profesor Altmann.
Si një virus i ri në historinë e shkencës, ekspertët kanë pranuar prej kohësh që nuk dinë shumë rreth asaj se si funksionon imuniteti karshi luftës ndaj koronavirusit.
Në fakt, një studim i botuar në Nature Medicine më 18 qershor të udhëhequr nga studiuesit e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbuloi se 90 përqind e pacientëve – si simptomatikë, ashtu edhe asimptomatikë – panë një rënie të antitrupave tetë deri në 12 javë pasi ishin të infektuar.
Pra, ndërsa antitrupat ndaj koronavirusëve të tjerë, përfshirë të tipit SARS dhe MERS, mendohet se zgjasin rreth një viti raporton The New York Times, ndërsa ky studim sugjeron që antitrupat COVID-19 mund të zgjasin vetëm dy deri në tre muaj.
Edhe këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me qëndrueshmërinë dhe rezistencën e sistemit imunitar të organizimit huaman ndaj koronavirusit të ri. /Gazeta Shneta/