Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfaqësuesi i OBSH-së: Vaksina në Kosovë mund të vijë në qershor 2021 në rastin më të mirë

Lajme 27/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Sergy Koryak, ka deklaruar se edhe nëse zbulohet vaksina atëherë në rastin më të mirë vaksinat e para në Kosovë do të arrijnë në qershor të vitit të ardhshëm.

Koryak ka folur për situatën në Kosovë për çka ka thënë se është mjaft e vështirë dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienës, shkruan Gazeta Shneta.

Ai ka deklaruar se këto rekomandime janë mjetet e vetme për të luftuar Covidin, dhe fatkeqësisht vaksina në rastin më të mirë në Kosovë mund të arrijë në qershor të vitit të ardhshëm.

“E urrej të ripërsëris veten, por duhet të them se mjetet e vetme për t’u mbrojtur nga Covidi janë vendosja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës. Prandaj duhet të veprojmë së bashku në mënyrë që të fitojmë këtë betejë. Kjo situatë nuk është e përkohshme fatkeqësisht dhe do të zgjas gjatë. Fatkeqësisht prognoza më e mirë për vaksinimit është se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në qershor 2021”, ka deklaruar Koryak.

Zyrtari i OBSH-së në Prishtinë këto deklarata i ka dhënë gjatë ceremonisë së dorëzimit të 238 oksigjeno koncentratorëve për spitalet e Kosovës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZemaj kërkon më shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm nga institucionet shëndetësore
Artikulli i rradhës OBSH ndihmon SHSKUK-në me 238 oksigjeno koncentratorë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.