Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika Infektive hulumtim shkencor me teste rapide me 60 mostra për Covid-19

Lajme 28/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë muajit maj në Klinikën Infektive në QKUK është kryer një hulumtim me teste rapide me 60 mostra për Covid-19.

Infektologu Valbon Krasniqi i cili tani mban pozitën e drejtorit të SHSKUK-së, ka treguar për Zërin se ende nuk është bërë finalizimi i hulumtimit dhe statistikave, por thotë se rezultatet e para janë inkurajuese.

“Nuk kemi arritur ende të bëjmë përpunimin final të statistikave, por kemi marrë për bazë të studimit 20 pacientë që në atë kohë kanë qenë të shtrirë në klinikën tonë dhe i kemi bërë teste rapid nga dy herë, në ditën e 10 ose 12 të sëmundjes për të parë nëse po formohen antitrupat e klasës IEM dhe pastaj në fund të shërimit kur kanë rezultuar negativë në testimin PCR”, ka thënë Krasniqi për Zërin.

Krasniqi ka bërë të ditur se në hulumtim është përfshirë edhe një grup tjetër i pacientëve prej 20 personave jashtëspitalorë të cilët kanë rezultuar pozitivë në strishon e grykës, por kanë e kaluar sëmundjen në forma të lehta ose asimptomatike, pra kanë qenë pacientë jashtëspitalorë.

“Dhe grupin e tretë të subjekteve në studim, i kemi pasur 20 punëtorë shëndetësorë të cilët kemi punuar në pjesën më të madhe që nga fillimi me pacientët COVID. Rezultatet e para janë inkurajuese. Nuk kemi bërë përpunimin final statistikor të këtyre rezultateve, por nga ajo që kemi parë në shumicën e personave që ne i kemi testuar mes ditës 10 dhe 14, kanë filluar të reagojnë me krijimin e antitrupave mbi 80 për qind e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, sipas hulumtimit ai tregon se në fund të shërimit po ashtu përqindja më e lartë që kanë rezultuar pozitivë kanë krijuar imunitet, dhe kjo sa i përket pacientëve spitalorë.

“Te pacientët jashtëspitalorë po ashtu kemi një përqindje relativisht të madhe që kanë reaguar me krijimin e antitrupave, ndërkohë tek stafi shëndetësor kemi një numër më të vogël që është edhe e pritshme, pra kemi një staf simbolik që ka rezultuar me prezencë të antitrupave dhe që nuk kanë pasur simptoma nëse kanë qenë të infektuar apo jo”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se janë në përfundim të këtij hulumtimi që do ta publikojnë shumë shpejt me rezultate finale.

Artikulli paraprakEkskluzive: Shfuqizohet organogrami i SHSKUK-së, shuhen disa pozita menaxheriale në administratë
Artikulli i rradhës Personat e ri infektuar u prekën nga lloje tjera të Covidit, por nuk shfaqën simptoma

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.