Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekskluzive: Shfuqizohet organogrami i SHSKUK-së, shuhen disa pozita menaxheriale në administratë

Lajme 28/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka shfuqizuar organogramin me anë të të cilit janë lidhur dhjetëra kontrata menaxheriale dhe jo menaxheriale, të cilat janë evidentuar si të jashtëligjshme nga Auditori i Brendshëm.

Organogrami i ri i SHSKUK-së ishte krijuar në nëntor të vitit 2018 në kohën kur SHSKUK udhëhiqej nga dr. Basri Sejdiu dhe ishte miratuar nga Bordi i atëhershëm në krye me Naser Ramadanin. Por ky organogram u shpall i jashtëligjshëm në maj të këtij viti nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo për faktin se ogranogrami nuk kishte kaluar procedurat ligjore të parapara me statut, i cili duhej të miratohej nga ministri i Shëndetësisë, që në atë kohë ishte Uran Ismaili nga PDK. E ky organogram i mundësoi kësaj partie që të punësoj militantë dhe zyrtarë të partisë.

Por vendimi për këtë organogram tashmë është shfuqizuar nga Bordi i ri i SHSKUK-së, dhe rrjedhimisht edhe pozitat e përcaktuara me këtë organogram do të shuhen. Sipas Auditorit të Brendshëm në SHSKUK dhe QKUK janë lidhur 21 kontrata punë menaxhuese dhe 19 pozita jo menaxhuese bazuar në organogramin e SHSKUK-së.

U.d. drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, ka deklaruar se organogrami i ri pritet të hartohet brenda 2 javëve dhe do të jetë në harmoni me Statutin e SHSKUK-së.

“Pozitat jashtëstatutore do të shuhen, përfshirë edhe ato menaxheriale, ndërsa për çdo rast do të veprohet konform dhe duke respektuar plotësisht aktet normative në fuqi”, ka deklaruar Krasniqi.

Gazeta ka mësuar nga burime se Bordi ka kërkuar nga Krasniqi që të marr masa ndaj zyrtarëve përgjegjës që kanë lidhur këto kontrata, në bazë të të gjeturave nga Auditori i Brendshëm në raportin e auditimit për personelin e SHSKUK-së dhe QKUK-së. Krasniqi nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë Spitalin e Pejës 58 pacientë me Covid-19, dy prej tyre të intubuar në respiratorë
Artikulli i rradhës Klinika Infektive hulumtim shkencor me teste rapide me 60 mostra për Covid-19

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.