Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 43 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 28 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 2 punëtor të Shërbimeve Teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/