Mjeku internist, Nusret Zijabeg sot ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës e cila ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët, miqtë dhe kolegët transmeton Gazeta Shneta.
Ndër të tjera është cilësuar lartë puna e tij në profesionin huaman dhe mbi të gjitha virtytet dhe zelli si punëtor dhe njeri dashamirë.
Postimi i plotë nga Oda e Mjekëve të Kosovës
Ndahet nga jeta Dr.Nusret Zijabeg.
Dr. Zijabeg ishte mjek internist që numëron një sërë rolesh në shëndetin e njerëzve, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllime më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.