Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët shqiptarë dhe boshnjakë kryejnë operacion në zemër derisa pacienti ishte zgjuar

Lajme 12/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është realizuar me sukses një ndërhyrje e parë e kësaj natyre kirugjikale kardiake në Bosnje Hercegovinë, me ndihmën e mjekëve boshnjakë dhe atyre shqiptarë.

Pas ftesës nga “University Clinical Center Tuzla”, realizohet me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale kardiake, në Bosnje Hercegovina, nën anestezi epidurale me pacientin e zgjuar gjatë gjithë ndërhyrjes përcjell Gazeta Shneta.

Mjekët e Klinikës për Kirurgjinë Kardiovaskulare, Klinikën për Anesteziologji dhe Reanimacion të Qendrës Mjekësore Universitare Tuzla, në Bosnje-Hercegovine në bashkëpunim me kolegë nga Shqipëria, kryen tre operacione në zemër nën anestezi epidurale, në tre ditët e fundit në Qendrën Klinike Universitare Tuzla. Ekipi i mjekëve nga Tirana drejtohej nga Dr. Gentian Huti dhe Dr.Amarildo Hidri, specialistë në anesteziologji dhe reanimacion.

Përparësia e kësaj metode është se në periudhën postoperative ka një qëndrim dukshëm më të shkurtër në Njësinë e Kujdesit Intensiv, pacientët heqin qafe dhimbjen perioperative dhe ndërlikimet e përgjithshme zvogëlohen.”- tha prof.dr.med.sc. Alisa Krdžalić, specialiste në anesteziologji dhe reanimacion në Qendrën Mjekësore Universitare Tuzla.

Sipas dr. Adnan Behrem, një specialist në anesteziologji dhe reanimacion, pacientët që iu nënshtruan këtyre operacioneve për shkak të sëmundjeve kronike të mushkërive kishin një rrezik të lartë të komplikimeve të frymëmarrjes postoperative, për këtë arsye ata vendosën për këtë lloj anestezie. Qëllimi ishte shmangia e anestezisë së përgjithshme dhe ventilimit mekanik.

Përveç procedurave kirurgjikale, të ftuar nga Tirana, Dr. Gentian Huti dhe Amarildo Hidri mbajtën leksione edukative mbi temën e anestezisë epidurale në kirurgjinë e zemrës. /News31

 

Artikulli paraprakKa ndërruar jetë internisti, Dr. Nusret Zijabeg
Artikulli i rradhës Kosova ka pezulluar përkohësisht regjistrimin e barnave në vend

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.