Periudha e shtatzënisë sjell mjaft ndryshime në trupin tuaj, e disa nga ata janë të dukshme dhe disa jo.
Një shembull konkret është sasia e shtuar e gjakut në trupin e nënës shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Gjatë 9 muajve të shtatzënisë, ju duhet ta rrisni furnizimin tuaj me gjak për t’i siguruar foshnjes suaj gjakun e nevojshëm për t’u zhvilluar.
Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, zakonisht rreth 20% e gjakut tuaj shkon drejt në mitër.
Simptomat dhe shkaqet e rrahjeve të zemrës
Pavarësisht nga simptomat, disa gra shtatzëna i përjetojnë në mënyra të ndryshme rrahjet e zemrës.Në këtë aspekt, egzistojnë disa nga faktorët ndikues si:
-Ankthi dhe stresi,
-Efektet e vëllimit të rritur të gjakut,
-Ushqimet që keni konsumuar,
-Hipertensioni pulmonar (çrregullim themelor i zemrës)
Rrahjet e zemrës, ani pse nuk janë të dëmshme, simptomat nuk duhet injoruar dhe për çfarëdo shqetësimi konsultohuni me mjekun tuaj./GazetaShneta/