Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Më pak se 10% në SHBA kanë antitrupa ndaj koronavirusit të ri, thuhet në studimin e fundit

Lajme 26/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri mbarëkombëtar i realizuar përmes mostrave të gjakut të më shumë se 28,000 pacientëve me dializë mund të ndihmojë në përgjigjen e një prej pyetjeve të mëdha që rrethojnë pandeminë: sa njerëz kanë antitrupa ndaj SARS-CoV-2, koronavirusit të ri?

Përgjigjja mund të na tregojë shumë rreth asaj se sa njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit dhe sa është përhapur në komunitet shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Poashtu strategjia e testimit e përdorur në studim tregon për një mënyrë relativisht të lehtë për të gjurmuar aktivitetin e sëmundjes Covid-19 për një periudhë afatgjate veçanërisht midis popullatave të prekshme.

Përgjigja e shkurtër për sa njerëz kishin antitrupa, që nga korriku, është afërsisht 9.3% – megjithëse numrat varionin nga një mesatare prej 3.5% në perëndim deri në një mesatare prej 27% në verilindje.

“Ky hulumtim konfirmon qartë se pavarësisht niveleve të larta të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve me antitrupa është akoma i ulët dhe ne nuk kemi ardhur pranë arritjes së imunitetit të tufës”.

Derisa të miratohet një vaksinë efektve, ne duhet të bëjmë çmos që në popullatat tona më të ndjeshme, të arrihet të aplikohen masa parandaluese anticovid – tha autore e studimit Dr. Julie Parsonnet, një profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Stanfordit.

Për studimin, i cili u botua të premten në ‘The Lancet’, studiuesit të udhëhequr nga Dr. Shuchi Anand i Universitetit të Stanfordit, analizuan mostrat e plazmës – një përbërës i gjakut nga më shumë se 28,500 pacientë që marrin dializë në muajin korrik në afërsisht 1,300 objekte në 46 shtete drejtuar nga një laborator. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakProlapsi i mitrës gjatë shtatëzanisë: Sa është e rrezikshme kjo gjendje për shëndetin e nënës dhe foshnjës
Artikulli i rradhës Nevojat për kalcium gjatë shtatëzanisë: Koha e preferueshme për të marr shtesën e nevojshme

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.