Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 645 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 48 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 3 viktima si pasojë e covid-19 (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan), kurse 142 pacientë janë shëruar shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së
Komunat me raste pozitive janë: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti./GazetaShneta/