Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ulja e normave të vdekjes nga Covid, ndërsa kemi numër në rritje të infeksioneve me SARS-CoV-2, përgjigjen shkencëtarët

Lajme 03/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa disa shkencëtarë besojnë se virusi është bërë më pak vdekjeprurës, të tjerët shikojnë faktorët që sugjerojnë të kundërtën.

A kemi ulje të normave të vdekjes nga Covid-19?

Shumica e statistikave tregojnë se megjithëse rastet e Covid-19 po rriten në shumë pjesë të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, numri i vdekjeve dhe rastet e ndërlikimeve të rënda mbeten relativisht të ulëta shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.

Për shembull, pacientët që kanë nevojë për ventilator, kanë rënë nga 3,000 pacientë nevojtar në kulmin e pandemisë në Britani në 70-të. Ndërsa, në të njëjtën kohë, numri i rasteve me Covid ka filluar të rritet në shumë zona.

Çfarë qëndron pas kësaj tendence?

Mjekët nuk janë të sigurt se çfarë po ndodh saktësisht. Disa sugjerojnë që ndërhyrjet mjekësore janë më të suksesshme në trajtimin e atyre që vuajnë nga ndërlikimet e sëmundjes.

Për shembull, deksametasoni, kohët e fundit u tregua se përmirëson shkallët e mbijetesës në mesin e pacientëve që kërkojnë ventilim.

Të tjerët argumentojnë se përfshihen faktorë të ndryshëm. Një sugjerim është që Covid-19 tani po bëhet një sëmundje që përfshin më shumë njerëzve më të rinj që kanë më pak të ngjarë të vdesin ose të vuajnë nga ndërlikime serioze.

A tregon kjo se më e keqja mund të ketë mbaruar?

Jo. Studiues të tjerë tregojnë për situatën e krijuar në SHBA ku kishte një rritje të fundit të rasteve midis personave të moshës 20 dhe 30 vjec por që u pasua menjëherë nga një rritje e rasteve në njerëz të moshuar që morën sëmundjen nga të rinjtë.

Si rezultat, ka pasur një kërcim të vdekjeve nga Covid-19. Një model i ngjashëm mund të ndodhë në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ndoshta brenda disa javësh, paralajmërojnë disa shkencëtarë.

A po bëhet sëmundja Covid-19 më pak vdekjeprurëse?

Kjo ide mbështetet nga disa shkencëtarë. Ata tregojnë për faktin se shumica e viruseve priren të humbin tiparet e tyre më vdekjeprurëse.

Ndërsa, disa studiues të tjerë nuk pajtohen, duke thënë se një proces i tillë nuk ka gjasa të ndodhë shpejt.

Një sugjerim alternativ është që dozat infektive të sëmundjes Covid-19, të transmetuara nga një person te tjetri, mund të bëhen më të vogla falë distancimit shoqëror.

Doza më të ulëta do të ishte më e lehtë për tu trajtuar për sistemin tonë imunitar, kështu që nivelet e vdekjeve do të ulen.

Në fund të fundit, këto çështje mbeten të pazgjidhura dhe do të kërkojnë më shumë kohë, nëse jo vite kërkimore, për të zgjidhur këtë ritëm të Covidit, paralajmërojnë shkencëtarët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBarnat anti-Covid që i administrohen Presidentit Trump, janë ende në faza të testimit, thonë ekspertët
Artikulli i rradhës Franca raporton rekord të rasteve me Covid, ndërsa Italia përsëri në rrezik

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.