Në mbarë botën janë shënuar mbi 38 milion raste pozitive dhe më shumë se 1 milion të vdekur si pasojë e covid-19.
Meksikë: Konfirmohet rasti i parë i pacientit të infektuar me covid-19 dhe grip sezonal, njëkohësisht, shkruan CNN.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i epidemiologjisë, José Luis Alomía, i cili gjatë një konference ka raportuar se pacienti 54-vjeçar përpos covid-19 dhe gripit sezonal ka dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese si kancer, mbipeshë dhe sëmundje kronike të mushkërive, transmeton GazetaShneta.

Florida: Universiteti i Floridës ka testuar futbollistët dhe prej tyre pesë kanë rezultuar.Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar mbi dy mijë raste me covid-19 dhe 119 viktima.
Holandë: Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka njoftuar të martën se janë marrë masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit.Disa nga masat janë:
-Të gjitha baret dhe restorantet do të mbyllen që nga ora 22:00.Gjithashtu, ndalohet shitja e alkoolit pas orës 20:00-07:00.
-Dyqanet do mund të punojnë deri në ora 20:00.
-Mbajtja e maskave është obligative.

Michigan: Në 26 shkolla në Michigan janë raportuar 116 raste të reja me covid-19, kështu ka bërë të ditur Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve në Michigan.Nga 26 raste të reja, 7 janë fëmijë nga parashkollori, 6 nga shkollat e mesme dhe 7 nga kolegjet.
SHBA: Më shumë se 215 mijë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e covid-19, që nga fillimi i pandemisë në Shtetet e Bashkuara.Aktualisht, SHBA ka 7.8 milionë të infektuar./GazetaShneta/




