Konfirmohet rasti i parë i pacientit të infektuar me COVID-19 dhe grip sezonal, njëkohësisht

2020-10-14 në ora 13:49

Në mbarë botë është shënuar rasti i parë që pacienti përpos gripit, gjithashtu ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Pacienti nga Meksika është rasti i parë i regjistruar i cili përveçse ka rezultuar pozitiv me covid-19, tashmë bashkë më të po shoqërohet dhe gripi sezonal shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i epidemiologjisë José Luis Alomía, i cili gjatë një konference ka raportuar se pacienti 54-vjeçar përpos covid-19 dhe gripit sezonal ka dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese si kancer, mbipeshë dhe sëmundje kronike të mushkërive.

Autoritetet shëndëtësore kanë bërë të ditur se gjendja e pacientit është stabile./GazetaShneta/