Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 932 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 281 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë katër pacientë si pasojë e covid-19 (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK) shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Rastet e identifikuara përgjatë kësaj periudhe regjistrohen në këto komuna: komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 2,658 raste aktive./GazetaShneta/