Për herë të parë, që nga fillimi i pandemisë, Australia shënon ditën e shtunë me zero raste pozitive.
Gjatë ditës së djeshme, Australia ka raportuar se nuk është regjistruar asnjë rast pozitive përgjatë 24 orëve të fundit shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ministri i Shëndetësisë në Australi ka falenderuar punonjësit shëndetësor dhe qytetarët për këtë rezultat.
“Faleminderit të gjithë punonjësve tanë shëndetësor të mrekullueshëm, por mbi të gjitha faleminderit qytetarëve”.
Ndërkohë, ky rezultat vie si rezultat i masave të rrepta të ndërmarra nga autoritetet.Melburni, epiqendra e covid-19, shënoi ditën e dytë radhazi pa asnjë rast të konfirmuar pozitive./GazetaShneta/