Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ia ka miratuar kërkesën Ministrisë së Shëndetësisë për shpenzimin e mbi 1.1 milion eurove për blerjen e pajisjeve mjekësore për nevojat e SHSKUK-së.
Ministria e Shëndetësisë sot ka kërkuar nga Qeveria që t’ia lejoj transferin e 1,194,550 euro nga kategoria “Mallra dhe shërbime” në kategorinë “Shpenzime kapitale”.
“Këto mjete transferohen në shërbimet përkatëse farmaceutike në projektin “Pajisje mjekësore” ku do të shtohet burimi i financimit të huamarrjes për arsye të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 për pajisje speciale mjekësore për nevojat e SHSKUK”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Gazeta Shneta/