Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FME: Mjekët shqiptarë në botë po unifikohen nën një ombrellë

Lajme 15/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata Mjekësore Evropiane (FME) ka mbajtur takimin e parë virtual pas zgjedhjes së kryesisë së re, për të prezantuar planet dhe projektet për vitin e ardhshëm.

FME është një organizatë e regjistruar zyrtarisht në Gjermani, sipas legjislacionit evropian dhe ka fushë veprimi në Evropë.Ajo ka për bazë aktivitetin mjekësor në vendet e Bashkimit Evropian dhe në të gjitha trojet shqiptare, transmeton GazetaShneta.

Takimi është moderuar nga Prof.Dr. Fadil Citaku, i cili jeton dhe vepron në  Zürich të Zvicrës, si dhe Dr.Med. Aurora Dollenberg,  e cila është zgjedhur kryetare e re e Federatës.

-Dr.Vjola Halili, specialiste e Mjekësisë Ligjore në Tiranë  dhe përfaqësuese e mjekëve në Shqipëri, e nisi konferencën me një thënie të Hipokratit, se “të gjitha mantilbardhët janë vëllezër e motra kudo që ndodhën”.

Ishte ky një mesazh shumë domethënës dhe apel për të gjithë mjekët kudo që ndodhen, që të bëhen bashkë, dhe që me dijen dhe veprimin e tyre profesional t’iu dalin në ndihmë të gjithë të rrezikuarve nga Pandemia Covid 19 .

-Përfaqësuesi i mjekëve në Angli, Dr.Adrian Fandi- mjek urgjence, shpalosi shumë anë profesionale, të cilat u mirëpriten nga të gjithë të pranishmit në bashkëbisedim. Ai bëri apel për të gjithë mjekët anë e kënd botës që të bashkojnë dijen dhe kontributin për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë tek të gjithë të prekurit në vendet ku jetojnë, dhe në vendlindje prej nga vijnë të gjithë anëtarët e Federatës.

-Dr.Genc Selmani- Specialist i Mjekësisë Familjare dhe përfaqësues i mjekëve në Maqedoninë e Veriut ka dhënë një  raport të shkurtër rreth situatës me pandeminë në vendin prej nga ai vjen, duke thënë se kjo ka nxjerrë edhe një herë në pah se sistemi shëndetësor atje lë shumë për të dëshiruar.

-Përfaqësuesi nga Kosova,  Dr.Arbër Morina-specialist i Kirurgjisë Abdominale njoftoi të pranishmit me të arriturat në fushën e studimeve për sëmundjen “Diabet-Tip II”, duke e paraqitur atë si një e arritur të madhe të mjekëve shqiptar, gjë e cila jep shprese për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.  Morina paralajmëroi edhe hapjen e një klinike, e cila do jetë e para e këtij lloji në Ballkan. Sipas tij, ky rezultat vjen si fryt i bashkëpunimit në mes të “Kosovo College of Surgeos” në bashkëpunim me “ACS- American College of Surgeons”.

-Kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë, në Angli, Dr. Sabri Trepça-mjek familjar,  ka shprehur një vlerësim të madh për AMFE, duke shtuar mjekët shqiptarë duhet të kenë një  bashkëpunim, për të unifikuar veprimtarinë e tyre në ndihmë të të gjithë mjekëve shqiptarë në botë.

-Dr.Aurora Dollenberg ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë të interesuarit dhe mundësitë që japin mjekët të bashkuar në shoqata, apo organizime në vendet, ku ata punojnë, duke thënë se”duhet të bëhemi bashkë në lartësimin e emrit të mjekëve shqiptarëve në Evropë”.

Ajo ka theksuar se FME-ja është e hapur për bashkëpunime me të gjithë profesionistët e fushave mjekësore, në mënyrë të të realizohen shumë projekte të reja që pritet t’i jetësojë ky institucion në të ardhmen.

Në konferencë kanë marrë pjesë me fjalimet e tyre edhe mjek-përfaqësues nga vendet e tjera. Të gjithë janë shprehur të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre me dijen dhe përgatitjet e tyre profesionale, në mënyrë që të ndajnë ato me kolegët e tjerë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë kudo në botë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakVullnetarja nga Universiteti i Oksfordit tregon më shumë detaje rreth zhvillimit të vaksinës anti covid
Artikulli i rradhës 4 mënyra për të mbështetur një nënë pas lindjes së foshnjes

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.