Lois Clay Baker, 26 vjeçarja nga Londra, ka ndarë eksperiencën e saj gjashtë mujore rreth zhvillimit të vaksinës anti covid në Universitetin e Oksfordit.
Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët vazhdojnë të japin kontributin e tyre rreth zhvillimit të vaksinës anti covid shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
E njejta gjë po ndodh edhe në Universitetin e Oksfordit, për të cilin Baker do të tregoj më shumë detaje rreth asaj se çfarë është duke ndodhur.
Tash e gjashtë muaj, Baker është pjesëmarrëse e testimit të vaksinës anti covid nga Universiteti i Oksfordit.
“Kam marrë pjesë në zhvillimin e vaksinës anti covid ngase jam studente e mjekësisë, e interesuar për shëndetin global”, tha ajo.
“Kur filloi pandemia, pashë shumë pacientë të cilët ishin të hospitalizuar dhe kërkonin ndihmë mjekësore.Aty pashë sesa shumë është e rëndësishme zhvillimi i vaksinës anti covid”
Në fillim të testimit për vaksinë, Baker ka plotësuar një pyetësor rreth shëndetit të saj dhe që nga atëherë ajo mban një ditar elektronik duke shënuar çdo simptomë dhe ilaç që ka marrë.
Ndonëse, është e mundur që gjatë testimit të zhvillohen simptoma të caktuara, Baker tregoi se ajo nuk kishte përjetuar asnjë simptomë.
Tutje, ajo ka treguar se nuk ishte e shqetësuar për testimin e vaksinës te ajo, pasi ishte e informuar se vaksina ishte e bazuar në një vaksinë ekzistuese dhe kishte kaluar në fazat e para të testimit.
Rikujtojmë se vaksina anti covid nga Universitetit i Oksfordit është në fazën e III, andaj rezultatet e saj priten çdo javë./GazetaShneta/