Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se nga sonte (20 nëntor 2020) do të hyjnë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.
MSH ka njoftuar se në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës, transmeton GazetaShneta.
Në këtë zonë bëjnë pjesë 18 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.
-Masat e vendosura janë: ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe veprimtaria e bizneseve përveç barnatoreve dhe furrave të bukës, nga ora 19:00 deri në 05:00.
Ndërkohë, në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zona janë 14 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.
-Masat e vendosura në zonën e verdhë janë: ndalohet veprimtaria e të gjitha bizneseve, përveç shërbimit merre me vete në gastronomi, nga ora 18:00 deri në 05:00.
Dhe në fund, në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna: Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.
-Masa të njëjta sikurse në zonën e verdhë janë edhe në zonën e gjelbër, por masat vlejnë nga pra 20:00 deri në 05:00./GazetaShneta/