Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,633 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 711 raste pozitive me covid-19.
Lajm jo i mirë për vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 19 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).”
Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 721 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në vendin tonë është 20,493.
Komunat që regjistruan sot raste të reja pozitive janë: Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë.
Aktuliasht, vendi ynë po përballet me një rritje të dukshme të rasteve aktive, e që deri më sot ka arritur në 12,191./GazetaShneta/