Hulumtimi nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani, zbuloi se një humbje e shijes dhe nuhatjes ishin simptoma më të zakonshme të raportuar midis atyre që dolën pozitivë gjatë muajve gusht deri në tetor.
Kollitja e thatë e lidhur gjatë me Covid-19 nuk është simptoma më e zakonshme e sëmundjes shkruan Mirror.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Të dhënat e fundit të përpiluara nga studiuesit në Zyrën për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se cila simptomë është raportuar më shpesh nga të sëmurët me Covid-19.
Ata zbulojnë se simptoma më e zakonshme e raportuar në mesin e atyre që kanë rezultuar pozitivë është humbja e nuhatjes ose shijes – e quajtur anosmi.
Midis mbi 35-vjeçarëve, 20 dhe 40% kishin anosmi, krahasuar me rreth 15 deri në 25% të këtij grupi që kishin ethe dhe 13 deri në 18% që kishin një kollë. /Gazeta Shneta/