Një grua 90-vjeçare Margaret Keenan në Britani të Madhe është bërë personi i parë që ka marr vaksinën Pfizer Covid-19.
Keenan, e cila javën tjetër mbush 91 vjet, ka marr vaksinën sot në ora 06:31, e para në mesin e rreth 800 mijë dozave të cilat pritet të shpërndahen gjatë kësaj jave në kuadër të programit për vaksinim masiv në Britani, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Mbi katër milion vaksina pritet të arrijnë në Britani të Madhe brenda këtij muaji. Programi ka paraparë që të vaksinohen personat mbi 80 vjeç, dhe një pjesë e stafit mjekësor, të cilët rrezikohen më së shumti nga sëmundja.
“Ndihem e privilegjuar që jam personi i parë që kam marr vaksinën. Kjo është dhurata më e mirë që kam mundur të marr për ditëlindjen e 91-të sepse tani mund të kaloj kohë me familjen time dhe miqtë, pas një kohe të gjatë që kam qëndruar vetëm”, ka deklaruar Keenan.
Britania e Madhe është vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinën Pfizer. /Gazeta Shneta/