Dhjetëra vende evropiane kanë pezulluar përkohësisht udhëtimet për në Britani pas përhapjes së variantit të ri të Covid-19 po në këtë vend.
Mutacioni i ri, i cili po quhet VUI-202012/01, po studiohet nga shkencëtarët për më shumë informacione në lidhje me ndikimin e tij në shëndetin e njerëzve shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ky variant që tashmë është përhapur në Anglinë Juglindore nuk është i rrezikshëm por, shkencëtarët kanë vlerësuar se ky variant mund të jetë deri në 70% më i efektshëm në përhapje sesa variantet tjera të Covid-19.
Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të martën se ndryshime në këtë variant përfshijnë 14 mutacione kryesore dhe disa prej tyre mund të ndikojnë në transmetueshmërinë e virusit tek njerëzit.
Në anën tjetër, Chris Whitty zyrtar kryesor mjekësor i Anglisë ka thënë se varianti ishte përgjegjës për 60% të infeksioneve të reja të identifikuara javë më parë në Londër./GazetaShneta/