Për shkak të gabimeve individuale në përgatitjen e vaksinës, tetë punonjësve të një shtëpie pleqsh në Stralsund iu dha pesëfishi i dozës së vaksinës Covid.
Ky incident ndodhi gjatë ditës së dielë sipas burimit medial gjerman Bild, si dhe katër nga tetë personat e prekur tani janë pranuar në një spital për vëzhgim si një masë paraprake transmeton Gazeta Shneta.
Ata treguan simptoma të ngjashme me gripin pas marrjes së dozimit të pesëfishtë.
Pas këtij incidenti, kompania gjermane BioNTech, tha se doza më të mëdha të vaksinës në fazën I të studimit ishin testuar tashmë në subjektet e provës klinike pa pasoja serioze.
Një zëdhënëse e kompanisë gjermane Biontech konfirmoi këtë informacion se:
Në teste klinike, sasi deri në 100 mikrogramë janë administruar pa pasoja serioze. Doza e zakonshme e vaksinimit është 30 mikrogramë. /Gazeta Shneta/