Ka dështuar propozimi për dyfishimin e pagesës së ndërrimeve për infermierët në Kuvendin e Kosovës.
Propozimi për rritjen e pagesës për ndërrime nga 18 në 36 euro për infermierët e sektorit publik, nuk është votuar në buxhetin e vitit 2021, shkruan Gazeta Shneta.
Kështu ka bërë të ditur vet deputeti që e propozoi këtë amandament, Bekim Haxhiu nga PDK.
“Jam përpjekur që përmes amendamenteve në Projektligjin për Buxhetin 2021 të bëjë përmiresimet e nevojshme e të domosdoshme, me theks të veçant në sektorin e shëndetësisë. Por këto propozime u refuzuan nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere dhe në seancën e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.
Për rritjen e pagesës së ndërrimeve ka pasur edhe protesta nga infermierët, ndërsa një prej tyre Enlirat Duraku është në grevë që disa ditë. /Gazeta Shneta/