Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj iu është drejtuar qytetarëve me një mesazh për festën e Vitit të Ri.
Ai i ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin me institucionet për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Mesazhi i plotë në vazhdim:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar bashkëpunëtorë,
Të gjithë ju që bashkë me mua dhe Ministrinë e Shëndetësisë, me përkushtim u përballem me pandeminë për muaj të tërë, ju falënderoj nga zemra për bashkëpunimin.
Sonte, në natën e ndërrimit të motmoteve, ju dëshiroj gjithë të mirat juve dhe familjeve Tuaja, njëherësh ju bëj thirrje të festoni në familje dhe të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit.
Urime, gëzuar Viti i Ri, 2021!