Juliana Morawski e kishte shumë të qartë se do t’i mungonte puna e saj dhe nuk do të mund të rikthehej për të punuar pasi ishte në pension.
Por, ndonëse ishte e pamundur më parë, sot Morawski 69-vjeçe punon në një klinikë në Illinois, ShBA, duke iu përgjigjur telefonatave dhe duke administruar vaksinat anti covid shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Për shkak të situatës pandemike, asaj nuk iu lejua që të punonte në repartin ku trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19, pasi kishte probleme tjera shëndetësore.
Në këtë situatë, ajo shpreh keqardhje për kolegët e saj të dërmuar, sepse nuk mund t’ju ndihmonte më shumë sesa duhet.
Përpos Morawski, edhe Evelyn Ochoa-Celano 63-vjeçare i’u përgjigj thirrjes për të shërbyer në vijën e parë të frontit.Mirëpo, pas disa mujave ajo ndërroi jetë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19.
Thirrjes për ndihmë iu bashkangjitë edhe Mary Millard 69-vjeçe, mirëpo nuk ishte aq entuziaste sa koleget e saj.
“Personalisht, nuk jam e interesuar.Thjeshtë, ndiej që kam qenë jashtë infermierisë për një të kohë të gjatë dhe të rikthehem tani gjatë pandemisë nuk do të ishte një veprim i mençur”, shtoi Millard.
Përveç që jeton në një vend tjetër, Millard tha se mosha e saj e vë në rrezik për infektim nga Covid-19 dhe mundësia që ajo të infektoj të dashurit e saj është shumë e madhe.
Sidoqoftë, gatishmëria e tyre për të punuar dhe për të ndihmuar të infektuarit me Covid-19 padyshim që është e çmuar, ndonëse janë target rreziku për të kaluar në një infeksion të tillë./GazetaShneta/