Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anemia që shfaqet si pasojë e mungesës së hekurit mund të manifestohet me këto simptoma

Jetë 11/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anemia e mungesës së hekurit rezulton nga depot e ulëta ose të varfra të hekurit, të cilat nevojiten për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Gjakderdhja e tepërt është shkaku më i zakonshëm.

Ndërsa rezervat e hekurit zvogëlohen, palca e eshtrave prodhon gradualisht më pak qeliza të kuqe të gjakut, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Kur rezervat janë të varfra, qelizat e kuqe të gjakut nuk janë vetëm më pak në numër, por gjithashtu abnormale të vogla në madhësi.

Mungesa e hekurit është një nga shkaqet më të shpeshta të anemisë dhe humbja e gjakut është shkaku më i zakonshëm i mungesës së hekurit tek të rriturit.

Në meshkuj dhe femra në postmenopauzë, mungesa e hekurit zakonisht tregon gjakderdhje në traktin digjestiv.

Simptomat e anemisë së mungesës së hekurit tentojnë të zhvillohen gradualisht dhe janë të ngjashme me simptomat e prodhuara nga lloje të tjera të anemisë, siç janë lodhja, dobësia dhe zbehja.

Pasi testet e gjakut tregojnë se një person ka anemi, shpesh bëhen teste për mungesën e hekurit.

Për shkak se gjakderdhja e tepërt është shkaku më i zakonshëm i mungesës së hekurit, hapi i parë është gjetja e burimit të tij dhe ndalimi i gjakderdhjes.

Futja normale e hekurit në dietën ushqyese zakonisht nuk mund të kompensojë humbjen e hekurit për shkak të gjakderdhjes kronike, dhe trupi ka një rezervë hekuri shumë të vogël. Rrjedhimisht, hekuri i humbur duhet të zëvendësohet me marrjen e shtesave të hekurit.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Korigjimi i anemisë së mungesës së hekurit me shtesat e hekurit zakonisht zgjat nga 3 deri në 6 javë, edhe pas mbarimit të gjakderdhjes.

Andaj, shtesat e hekurit zakonisht merren përmes gojës (peros).

Një shtojcë hekuri absorbohet më mirë kur merret 30 minuta para mëngjesit me një burim të vitaminës C (ose lëng portokalli ose një shtojcë vitaminë C).

Ndonjëherë, hekuri është dhënë edhe në formë intravenoze kur nevojiten sasi të mëdha të tij ose kur personi nuk mund të tolerojë marrjen e hekurit nga goja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇaji kamomil ndihmon në trajtimin e ngërçeve te bebet, tregon mamia Razije Musa
Artikulli i rradhës Deodorantët nuk shkaktojnë kancerin e gjirit, flasin ekspertët mjekësor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.