Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetari falënderon stafin mjekësor të Spitalit të Gjakovës për shërimin e babait nga Covidi

Lajme 13/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetari nga komuna e Gjakovës Nentor Oseku, ka falënderuar stafin mjekësor të Spitalit të Gjakovës për shërimin e babait të tij nga Covid-19.

“Babai im, pas 15 ditësh qëndrimi në Repartin Infektiv të Gjakovës, si pasojë e Covid -19, sot u lirua nga spitali.

Kemi qenë të befasuar me nivelin e lartë të trajtimit shëndetësor, rrezatimin e kujdesit të jashtëzakonshëm profesional, bashkëndijimin me dhembjen dhe shqetësimet e pacientit, aftësinë e tërë stafit për të përmbushur me shpresë, në mënyrë që atij t’i ofrohet atmosfera e sigurisë dhe e ngrohtësisë emocionale, që të ndihet si në shtëpinë e vet.

I falënderoj nga zemra doktorët e këtij reparti, Dr. Zejnije Ollurin, Dr. Lum Muhaxhirin, Dr. Luan Pazharin, Dr. Teuta Shala dhe Dr. Afrim Sylejmanin.

I falënderoj përzemërsisht infermieret e këtij reparti, Teuta Mentor Januzin, (Infermiere kryesore), Elizabeta Dylazekën, Gjergj Markaj, Shpresa Xhiha Zhubin, Yllka Shllakun, Gjyljeta Syla, Albina Bytyçin, Fahrije Kurhaskun, Adile Godenin, Florentina Hoxhën, Resmije Sylejmanin, Mirlinda Dolin, Drita Ukshinin, Elvina Berishën, Vjollca Skivjanin dhe Shahe Hakajn.

Për kujdesin e treguar në vazhdimësi, falënderimit tim të sinqertë i bashkëngjiten: Dr. Hekuran Zhubi, Dr. Flamur Marku, Dr. Ardian Jusufi, Dr. Ilir Grezda, Dr. Visar Shasivari, Dr. Hektor Binishi dhe farmacisti Lekë Rragomi.

Po ashtu i falënderoj familjarët, miqtë e shumtë dhe kolegët e punës, që gjatë gjithë kësaj periudhe shprehen kujdes, mirëkuptim, gatishmëri të ndryshme për ndihmë.

Për mbarë stafin mjekësor të Repartit Infektiv të Gjakovës, shpreh respektin dhe mirënjohjen e përhershme!”.

Artikulli paraprakDhuna ndaj stafit mjekësor, Arta Sejdiu ka një apel: Ju lutem mos na dëmtoni, kemi nevojë për përkrahje
Artikulli i rradhës Gruaja e bashkëpunëtorit të Zemajt punësohet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.