Bashkëshortja e Rafet Sogojevës, Dafina Sogojeva, është punësuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Rafet Sogojeva njihet si njeri i afërt dhe bashkëpunëtor me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga vet Zemaj për ndikimin e tij në punësimin e Sogojevës por ai nuk ka kthyer përgjigje. Pyetjeve nuk i është përgjigjur as doktoresha Dafina.
Në Klinikën e Pediatrisë kanë kandiduar dhjetë specialistë të papunë, ndërsa tre prej tyre janë pranuar. Përveç Sogojevës, janë pranuar edhe Dr. Haki Jashari dhe Dr. Valon Krsaniqi.
Shtatë kandidatë të tjerë kanë mbetur jashtë këtij konkursi. Gazeta ka raportuar edhe për punësimin e Myrvete Maliqit në Klinikën e Fiziatrisë. Maliqi është kunata e Saudin Maliqit, këshilltar i ministrit Zemaj dhe kandidat për drejtor të SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/