Saudin Maliqi është tërhequr nga gara për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar
Saudin Maliqi, ish-këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, është tërhequr nga konkursi për drejtor të SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
“Konkursi për drejtor të ShSKUK sa e humbi kuptimin, tërhiqem nga gara e konkurrimit të mëtejmë”, ka deklaruar Maliqi për RTV Dukagjinin.
Tërheqja e Maliqit vjen pas rikthimit në garë të Valbon Krasniqit. Ky i fundit u hoq nga lista e kandidatëve nga Sektori i Burimeve Njerëzore në SHSKUK me arsyetimin se nuk i plotësonte kriteret për kandidim.
Por tre ditë më vonë Krasniqit iu pranua kandidatura, pasi ka paraqitur disa dokumente që dëshmojnë se i plotëson kriteret e përvojës menaxheriale.
Në garë janë edhe Gani Halilaj, ish-kandidat për deputet nga PDK; Driton Ukmata, ish-këshilltar i Basri Sejdiut i zgjedhur në kohën e Uran Ismajlit; Basri Lenjani, ish-kandidat për deputet nga AAK. /Gazeta Shneta/