Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vogëlushja 1-vjeçare e varur nga aparati i dëmtuar i frymëmarrjes, prindërit apelojnë për ndihmë

Lajme 26/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vogëlushja 1-vjeçare nga Prishtina, vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike në botë. Pas shumë sfidave të fillimit të jetës së saj, tanimë ajo është varur 24 orë për oksigjenoterapi.

Vogëlushja me iniciale L.D nga Prishtina duhet dërguar cdo muaj në kontroll për shkak të sëmundjes së saj gjenetike, mirëpo akoma më sfiduese po del fakti që aparati respirator që nga qeshori i vitit të kaluar është dëmtuar dhe i cili ka vlerën 7 mijë euro, transmeton Gazeta Shneta.

Prindërit Bleta dhe Kushtrimi, po frikësohen se ky aparat do të prishet një ditë, për këtë edhe po bëjnë thirrje për ndihmë, që sa më parë të arrijnë të blejnë atë.

Sëmundja e 1-vjeçares në Kosovë po konsiderohet e pashërueshme. Për KosovaPress, nëna Bleta Dili tregon se si prindër të ri po kanë shumë vështirësi në kujdesin ndaj saj, ndërkohë që edhe trajtimi kërkon shumë të mëdha të parave.

“Po ju shkruaj për rastin e vajzës tonë të parë 1 vjeçe e 6 muaj. Rasti i vajzës tonë është rast i rrallë gjenetik në botë. Ajo pas shumë sfidave të fillimit të jetës së saj, tani është e varur për oksigjeno-terapi 24/7 me aparat respirator mobile. Sipas doktorëve në Kosovë kjo sëmundje është e pashërueshme, por jashtë Kosovës thonë se të paktën ndoshta oksigjeno-terapia do i largohet. Vajza jonë ka nevojë që cdo muaj të bëjë kontroll tek doktori/pediatri. Mirëpo aparati respirator mobil është dëmtuar dhe ne nuk po mundemi që ta dërgojmë në kontroll fatkeqësisht. Ne si prindër nuk po kemi mundësi t’ia sigurojmë një aparat të ri vajzës sonë gjë që kushton 7000 euro. Nëse ndokush ka aparat të tillë ose bën humanizëm për ta siguruar aparatin atëherë i kish ndihmuar shumë vajzës sonë që ta dërgojmë për kontroll tek mjeku” ka thënë ajo.

Vec tjerash, ajo tregon se në vitin 2019, e kishin dërguar vajzën në Turqi, e që në atë kohë shteti ua kishte siguruar 30 mijë euro.

“30.000 i kemi siguruar nga shteti. 28.000 euro ka kushtuar aerolani për të shkuar dhe për t’u kthyer sepse ka qenë aeroplan ambulativ me oksigjen për vajzën, këto i kemi paguar vet. Edhe 35.000 tjera kemi bërë apel për ndihmë sa kemi qenë në Turqi. Për neve si prindër të ri është shumë e vështirë t’i sigurojmë të ardhurat. Shpenzimet mujore janë shumë të medha se kemi të bëjmë me blerjen e barnave fashove, shiringa për vajzën tonë” shton ajo.

Ky rast figuron edhe në institucionet shëndetësore. Zyra e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka konfirmuar për KosovaPress se në vitin 2019, ishte ndarë shuma e 30 mijë euro për trajtim mjekësor jashtë vendit për këtë rast.

“Konfirmojmë se L.D ka aplikuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore edhe me datën 09.12.2019 sipas Udhëzimit Administrativ (QRK) NR. 03/2017 për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJISHP) është ndarë shumë për trajtimin e saj mjekësor në Turqi në vlerë prej 30,000.00 euro”, thuhet në përgjigjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Vetë Bleta është e pa punë, ndërkaq punon vetëm bashkëshorti i saj. Ajo duhet të kujdeset 24 orë për vajzën e saj, 1 vjece e gjysmë. Ndërkohë, që shpenzimet mujore arrijnë deri 500 euro.

Blera e Kushtrimi bëjnë thirrje për ndihmë për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në blerjen e aparatit të ri respirator.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë, numri i xhirollogarisë së Bleta Dilit është 1901329411321108 -BKT. Ndërsa për më shumë mund të kontaktojnë edhe prindërit.

Bleta Dili- 045/242/025

Kushtrim Dili – 044/338/507

 

Artikulli paraprakIsh-këshilltari i Zemajt, Saudin Maliqi, tërhiqet nga gara për drejtor të SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Në Kosovë janë paraqitur raste të ri-infektimit me COVID-19, mjekët thonë se në çdo sëmundje ka përjashtime

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.