Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 2,062 testime të kryera janë konfirmuar 290 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
Në mesin e katër viktimave është edhe një person i moshës 48 vjeçare nga Prizreni.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 64.095 raste nga 263.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 336 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 55,560.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,991 raste aktive./GazetaShneta/




