Kosova soti mbeti me një anesteziolog më pak.
Anesteziologu i njohur, Dr. Isak Maxhuni, pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Shneta.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij, duke mos dhënë shumë detaje për sëmundjen.
Dr. Maxhuni, i lindur në vitin 1966, ishte pjesë e Spitalit Otrila. Edhe këta të fundit njoftuan për vdekjen e mjekut të njohur.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë anesteziologu dhe reanimatori i Spitalit OTRILA, Dr. Isak Maxhuni.
Dr. Isak Maxhuni e ka filluar në vitin 1995, duke vazhduar pas specializimit si mjek anesteziolog në QKUK. Në vitin 2010 iu bashkua ekipit të Spitalit OTRILA dhe ishte pjesë e jona deri në ditët e fundit të jetës së tij. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Dr. Isak Maxhunin”.