Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Histori: E sëmurë me kancer rrezikon kohën qe i ka mbetur për të ndihmuar pacientët me Covid

Jetë 16/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Krista Bose është ulur në shtratin e saj në dhomën e ndenjes me një filxhan çaji në dorë, duke u marr me terma kompleksë mjekësorë pa mëdyshjen më të vogël.

Pastaj ajo ndalet për të shpjeguar me durim secilin me terma laik, sikur të kishte pranë ndonjë pacientë të saj. Sidoqoftë, Bose është paciente vet dhe ajo që përshkruan me terma është prognoza e saj.

Kjo është histori e vërtetë e doktoreshës Krista Bose e cila është njëkohësisht e diagnostikuar me kancer dhe qëndron në vijën e parë të frontit shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Në moshën 27 vjeçe, Bose luftoi për herë të dytë me kancerin. Lufta e parë i kushtoi asaj me disa kocka dhe pjesën më të madhe të muskujve në këmbën e majtë.

Shufrat metalike kanë zëvendësuar kockat, dhe stërvitja me peshë ka ndihmuar në rindërtimin e disa muskujve.

Mbeten edhe katër javë larg kualifikimit si doktoreshë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mirëpo për katër muajt e fundit, jo vetëm që kanceri ka qëndruar midis saj dhe një diplome mjekësore, por gjithashtu edhe Covid-19.

Kimioterapia në vazhdim e ka dobësuar sistemin e saj imunitar aq shumë saqë ajo klasifikohet si “klinikisht jashtëzakonisht e ndjeshme” – edhe një sulm i lehtë i koronavirusit mund të jetë fatal.

Nga Dr. Bose është kërkuar të mbrojë veten, që do të thotë të qëndron në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe vetëm për orar të ushtrimeve ose për të bërë takime shëndetësore – që do mund të vizitonte emergjencën.

“Të ndjehesh sikur ke aftësi, ke njohuri, mund të jetë një pasuri për pacientë, është e vështirë të mendosh që po konsumohesh kot“, tha ajo.

“Unë u ndjeva shumë fajtore” – duke cekur arsyjet e kontributit të saj drejt shërimeve mjekësore.

Bose, një kanadeze e cila ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për pesë vjet, është një ish-mësuese me profesion e cila iu drejtua mjekësisë pas një reaksioni alergjik gati fatal. Ajo ishte mahnitur dhe frymëzuar nga mjekët që e trajtuan.

“Unë me të vërtetë e admirova këtë aftësi për të ruajtur një ndjenjë qetësie dhe qëllimi në situata vërtet të rrezikshme kërcënuese për jetën” tha ajo.

Pasi u regjistruan në shkollën mjekësore në Universitetin St. George të Londrës në vitin 2016, mjekët zbuluan shenja të osteosarkomës (një lloj kanceri kockash) në një spital në Republikën Çeke ndërsa ajo po bënte një praktikë kirurgjikale dy vjet pas diplomimit.

Beteja e saj e parë shtatë-mujore me sëmundjen – dy operacione, dhimbje kronike dhe më shumë se një vit në karrocë dhe në paterica – e vonuan por nuk e ndaluan në qëllimet e saj.

Historia e Dr. Bose mbetet një nga pjesët më frymëzuese që pushtuan mediat sociale drejt inspirimit dhe guximit për mbijetesë dhe shpresë për të tjerët. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakKarakteristikat e encefalopatisë së lidhur me COVID-19 të detajuara në studim
Artikulli i rradhës Kjo simptomë e re Covid-19, po mirret si fillim i infeksionit të njohur nga ekspertët mjekësor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.