Një variant i ri – mutacion i dyfishtë- është zbuluar nga mostrat e mbledhura në Indi.
Aktualisht zyrtarët janë duke vëzhguar nëse varianti, ku dy mutacione bashkohën në të njejtin virus, mund të jenë më infektues sesa tjerët shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Mutacionet në viruse janë të zakonshme, dhe shumë nga to nuk shkaktojnë efekte anësore.Por, deri më tani, variantet e shfaqura në Britani dhe Afrikën e Jugut kanë bërë që të rritet numri i të infektuarve në botë.
Virologu, Shahid Jameel, shpjegoi se “mutacioni i dyfishtë në zonat kryesore të proteinës spike të virusit mund të rrisë këto rreziqe dhe të lejojë që virusi t’i shpëtojë sistemit imunitar”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Indi, mutacionet e tilla mund të rrisin shkallën e infektivitetit.
Në 24 orët e fundit, India ka raportuar mbi 47 mijë raste pozitive dhe 275 viktima./GazetaShneta/