Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se nga 4,371 testime të kryera janë raportuar 873 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve të fundit, 11 persona kanë humbur betejën ndaj Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 87.067 raste nga 410.169 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.830 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 544 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 71 mijë.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 372 raste, Gjilan 83 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Gjakovë 53 raste, Mitrovicë 51 raste, Vushtrri 42 raste, Podujevë 37 raste, Pejë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Obiliq 18 raste, Kamenicë 15 raste, Drenas 11 raste, Prizren 9 raste, Viti 9 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Graçanicë 5 raste, Leposaviq 5 raste, Rahovec 5 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë, Shtime dhe Suharekë.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 13 mijë raste aktive./GazetaShneta/