Një ekip mjekësh përfunduan me sukses operacionin e zemrës së hapur brenda një spitali rus që mori flakë të premten ndërsa zjarrfikësit luftuan me flakët nga jashtë, thanë shërbimet e urgjencës rajonale.
Ndërtesa me çati prej druri në qytetin lindor të Blagoveshchensk mori flakë dhe 60 pacientë u evakuuan ndërsa u mbush me tym e tërë zona spitalore, shkruan AFP përcjell Gazeta Shneta.
Por një ekip prej tetë mjekësh që filluan operacionin në zemrën e hapur në katin përdhes vazhduan punën.
“Ne duhej ta shpëtonim këtë person dhe bëmë gjithçka,” tha Valentin Filatov, kreu i njësisë së kardio-kirurgjisë, në një intervistë me televizionin shtetëror.
Pas operacionit, pacienti u evakuua nga ndërtesa që digjej në një spital tjetër, shtoi Filatova.
Punonjëse Antonina Smolina tha se “nuk kishte panik” në mesin e stafit të spitalit.
Zjarri, i shkaktuar nga një problem elektrik, u vu nën kontroll pa ndonjë viktimë.
Autoritetet lokale premtuan të shpërblejnë mjekët që vazhduan operacionin dhe zjarrfikësit që shuan flakën. /Gazeta Shneta/