Në spitalin gjinekologjik “European Clinic Kosova”, bëhet diagnostikimi i qafës së mitrës për qelizat me anomali, përmes procedurës me teknologji të avnacuar të kolposkopisë.
Kolposkopi është një instrument që përdoret nga mjeku gjinekolog për të ekzaminuar më nga afër qafën e mitrës, procedurë kjo që njihet si kolposkopia.
Kjo është një procedurë aq e thjeshtë me anë të së cilës mjeku ekzaminon ekzistencën e qelizave anormale në qafën e mitrës. Nëse gjatë ekzaminimit mjeku identifikon zona të dyshimta, atëherë ai mund të marrë material për biopsi, i cili më pas dërgohet për analiza në laborator.
Kolposkopia është mjaft e rëndësishme sepse ndihmon në diagnostikimin në kohë të:
– Kancerit të qafës së mitrës qysh në fazat e hershme
– Ndryshimeve prekanceroze në qafën e mitrës apo vaginë
– Inflamacion të qafës së mitrës
– Polipet beinje (jokanceroze)
– Shkaktarët në rast gjakderdhje apo dhimbje të pashpjegueshme
Mjeku gjinekolog rekomandon kryerjen e kolposkopisë në rastet kur:
– Pap testi ka rezultuar me ndryshime jo normale
– Gjatë ekzaminimit pelvik të pacientes janë vënë re probleme
– Analiza e HPV ka rezultuar pozitive
Për termine në European Clinic Kosova kontaktoni në numrin: 044 216 020
Artikull i sponsorizuar